Kontrolli policor në "Korridorin 10" në Luginë, në javë 5 milionë dinarë në buxhet të shtetit
Lokale

Kontrolli policor në "Korridorin 10" në Luginë, në javë 5 milionë dinarë në buxhet të shtetit

12.Aug.2014 14:54
0
Nga fillimi i sezonit turistik policia e komunikacionit nga Vranja ka intensifikuar kontrollimin e komunikacionit në "Korridorin 10" nga Vlladiçki Hani, Vranjë, Bujanoc e deri në Preshevë, në kufirin me Maqedoninë.

Nga 15 qershori e deri më sot policia çdo ditë ka evidentuar më shumë se 20 shkelje të cilat kryesisht kanë të bëjnë me ngasje në shpejtësi të lartë.

Nga këto shkelje dhe tjerat nga ky rajon në buxhetin e Serbisë në emër të dënimeve, për një jave derdhen rreth 5 milionë dinarë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të policisë së komunikacionit në Vranjë, Tomisllav Spasiq thotë se policia në një ditë shkruan deri në pesë dënime për vozitje të dhunshme, që është një ndër shkeljet më të mëdha në komunikacion.

“Kemi intensifikuar kontrollet për respektimin e rregullave në trafik nga fillim i sezonit turistikë, kryesisht në rrugën magjistrale M1 nga Vlladiçki Hani deri në Preshevë. Në Vranjë është i stacionuar edhe kontrolli me radar i cili në ditë evidenton edhe më shumë se 20 shkelje të limitit të shpejtësisë”, thotë Spasiq për Ok Radio, transmeton Titulli.

Ai matej shtonë se në 70 për qind të shkeljeve bëhet fjalë për shtetas të huaj, kurse gjatë ditës ka edhe deri në pesë dënime të shqiptuara për vozitje të dhunshme.

“Kryesisht bëhet fjalë për tejkalim të kolonave me makina, nga tre e më tepër vetura, në vijë të plotë. Ju kujtojë se dënimi për këtë shkelje më të rëndë është 120.000 dinarë, 14 pikë të hequra dhe 10 muaj ndalim të ngasjes së makinës”, shprehet Spasiq.

Sipas tij dënimet për tejkalim të shpejtësisë janë nga gjashtë deri në njëqind mijë dinarë.

“Tejkalimet në Vranjë janë kryesisht deri në 30 kilometra kurse dënimet për këtë shkelje janë nga gjashtë mijë deri në 20.000 dinarë, mirëpo ka edhe shkelje më drastike. Kur bëhet fjalë për shtetasit e huaj, shkojmë me procedurë të përshpejtuar. Pra, shkelësit i dërgojmë tek gjykatësi për kundërvajtje i cili menjëherë ia shqipton dënimin, të cilën pala është i detyruar ta paguajë në mënyrë që të mundet të vazhdojë rrugën. Për ta dënim me pikë nuk vlen, mirëpo i shqiptojmë dënimin për ndalesë së vozitjes së veturës”, thotë Spasiq.

Ai shton se kontrollimi me radar në Vranjë bëhet kryesisht në orët e paradites për shkak të trafikut të ngarkuar në rrugën magjistrale, mirëpo shpesh policia kontrollon shpejtësinë e veturave edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Siç thotë kryeshefi, policia e trafikut nga Vranja është në mesin e të parëve në Serbi për rezultatet e arritura të kontrollimit të komunikacionit.

Kontrolli më i shtuar i policisë në magjistralen Vlladiçki Han e deri në Preshevë, në kufi me Maqedoninë, do të zgjasë deri më 15 shtator, ndërsa siç thuhet në polici, merren aksione të koordinuara për kontrollimin e ngasësve siç janë niveli i alkoolit në gjak, vendosja e rripit të sigurimit dhe ndezjen e dritave gjatë ditës./Titulli.com/

Mbahet "Takimi i Vendlindjes-Priboci 2014" (foto)
Ligji mbi privatizimin e mediave hynë në fuqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration